“Na nxirrni, na ka rënë zjarri”, shpërthim në qendër të Romës, ndërtesa 7-katëshe ‘shkrumb e hi’, 12 të plagosur (VIDEO)

97
Sigal

Një ndërtesë shtatëkatëshe në Romë, e cila po rinovohej , u përfshi nga flakët të premten pasdite , duke plagosur të paktën 12 persona.

Zjarri në pallatin, që ndodhet në lagjen Colli Aniene të kryeqytetit italian, ka rënë pas një shpërthimi, të cilin nuk dihet çfarë e ka shkaktuar.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërsa banorët brenda në pallat dëgjohen duke bërtitur “na nxirrni, na ka rënë zjarri”.  

Shtatë persona janë shpëtuar nga zjarrfikësit me probleme në frymëmarrje, ndërsa pesë të tjerë janë duke u ekzaminuar nga personeli mjekësor.

Disa të plagosur u dërguan në spitalin Sant’Eugenio dhe të tjerët në spitalin Umberto Primo . “Nga rruga mendova se dëgjova të paktën dy shpërthime ”, thotë një vajzë që ndodhej pranë ndërtesës.