Muzika e Michael Jackson, e ndaluar të transmetohet në BBC

366
Sigal

BBC Radio 2 duket se ka ndaluar transmetimin në radio të këngëve të Michael Jackson pas ngjarjeve të fundit, ku këngëtari akuzohet (sërish) se ka abuzuar seksualisht me dy fëmijë.

Dokumentari i regjisorit Dan Reed “Leaving Neverland” bëri bujë pasi trajtoi dëshmitë e Wade Robson, 36 vjeç dhe James Safechuck, 41 vjeç, të cilët pohojnë se Jackson ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin fëmijë.

Nisur nga këto dëshmi, BBC Radio 2 ka ndaluar transmetimin e muzikës së Michael-it. Nga ana tjetër, BBC u shpreh për NME se “e vlerësojnë muzikën në bazë të meritave dhe gjithnjë bazohen tek audienca dhe konteksti gjatë transmetimit të këngëve”.

Familja Jackson i ka mohuar akuzat e “Leaving Neverland”