Mungesa e pajisjeve mbrojtëse ndaj Covid-19/ Mjekët gjermanë protestojnë nudo (foto)

396
Sigal

Disa punonjës të mjekësisë gjermane kanë protestuar lakuriq për kushtet e punës dhe për mungesën e pajisjeve mbrojtëse të nevojshme në luftën me koronavirusin.

Fotografi të personave nudo, disa prej të cilëve janë mbuluar pjesërisht nga pajisjet mjekësore, dokumentet, stetoskopët, skeletat anatomikë dhe madje edhe letrat e tualetit janë duke qarkulluar në rrjetet sociale e në media rapoton CNN.

“Ne jemi mjekët tuaj. Për të qenë në gjendje t’ju trajtojmë me siguri, kemi nevojë për pajisje mbrojtëse. Kur mbarojmë ato pak që kemi, ne dukemi kështu”,-thonë organizatorët në një deklaratë në faqen e tyre të internetit.

Ndërsa pandemia e koronavirusit përhapet në të gjithë botën, punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë të luftës kundër Covid-19 në vendet në botë kanë paralajmëruar mungesa të pajisjeve mbrojtëse personale, gjë e cila duket alarmante në këtë situatë.