“Mrekullia” sekuestron 221 kg kokainë, mes të arrestuarve edhe 1 shqiptar

Një mega operacion i koduar “Mrekullia” i policisë italiane ka çuar në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar kokaine nga Kosta Rika në Itali.

Autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arrestimi  ndaj  29 personave anëtarë të dy grupe trafikantësh mes të cilëve dhe 1 shqiptar si dhe janë sekuestrua mbi 221 kg kokainë.

NOA

Kokaina fshihej në arka ananasi e transportohej në kontenier frutash nga Amerika Latine drejt porteve italiane.

Shqiptari i arrestuar është Gentian Sabliqi dhe arrestimet janë kryer në territoret e provincës së Milanos e Pavias si dhe në Barcelonë të Spanjës.

Ky i fundit jo i panjohur për drejtësinë italiane, i arrestuar më 2013 për favorizim të emigracionit klandestin.

Merrte 5-10 mijë euro për të futur në Itali emigrantë duke i punësuar në mënyrë fiktive.

Gentian Sabliqi ka qënë pronar i diskotekës Matrix në provincën e Savonës.