Mposhti koronavirusin, Kina ‘hap thesin’, në Greqi mbërrin avioni me 550 mijë maska

315
Sigal

Prej disa javësh e gjithë bota është mbërthyer nga koronavirusi, i cili ka marrë qindra jetë njerëzish dhe ka infektuar mijëra të tjerë. Mirëpo Kina, që ishte edhe origjina e këtij virusi ia ka dalë ta përballojë edhe pse me humbje të mëdha. Ajo tashmë po sensibilizohet dhe po ndihmon botën.

Së fundmi ka vendosur që të ndihmojë Greqinë, pasi ditën e sotme në aeroportin e ‘Eleftherios Venizelos’ në Athinë ka mbërritur aeroplani ‘Air China’ me 550,000 maska për të ndihmuar të prekurit nga virusi korona.

Sipas mediave greke, ndihmat që mbërritën në Athinë nga Pekini peshonin rreth 8 ton, ku ishin përfshirë 550,000 maska, veshje mbrojtëse, doreza dhe mbulesa këpucësh.
Ndërkohë, Ministri i shëndetësisë Vasilis Kikilias ka falënderuar qeverinë kineze për dërgimin e materialit. Deri më tani në Greqi 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 495 janë të infektuar.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,031 persona.

Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 275 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 6 persona dhe në Francë ka 450 viktima.

Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 79 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.