Moskë, zjarr në një depo, 16 të vdekur

548
Sigal

16 person raportohet se kanë humbur jetën, pasi një depo u përfshi nga zjarri në verilindje të Moskës. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Emergjencës. “Ndërsa zjarri po shuhej, stafi gjeti një dhomë. Punonjësit e zjarrfikëses rrëzuan murin dhe gjetën aty 16 trupa”, njoftohet nga Ministria. Raportohet se 12 persona janë shpëtuar nga zjarri. Sipas të dhënave të para, viktimat e zjarrit ishin të gjithë punëtorë emigrantë, të cilët punonin dhe jetonin në depo. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen.