Moskë, ndalohet para protestës udhëheqësi i opozitës

543
Në Rusi, policia ndaloi sot udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny para shtëpisë së tij në Moskë, pak para fillimit të një proteste për të cilën opozita nuk kishte marrë leje nga qeveria.
Bashkëshortja e Navalny-it shkroi në faqen e tij në Twitter se i shoqi ishte ndaluar 30 minuta para fillimit të demonstratës dhe se ai kishte kërkuar që ajo të vazhdonte, sipas planit.
Sipas njoftimeve, në zyrën e Navalny-it sot ishte ndërprerë energjia elektrike.
Zyrtarët rusë i paralajmëruan protestuesit të shmangin “provokimet dhe veprimet e paligjshme”.
Alexei Navalny është një kritik i Presidentit rus Vladimir Putin, duke e akuzuar atë dhe zyrtarë të tjerë për korrupsion.
Sigal