Monarkja më jetëgjatë në fron bëhet Mbretëresha Elisabeta II

456
Paradë ushtarake në lumin Tamiz është përshëndetur nga këmbanat e paqes dhe të shtënat e topave.
Sot Britania e Madhe feston mbretërimin më të gjatë në fron të Mbretëreshës Elisabeta II, e cila sot paradite do to hyjë në Histori si trashëgimtarja britanike më jetëgjatë, një shifër rekord që pritet të festohet pa luks të tepruar.
Elisabeta II e cila mbajti kurorën për 63 vite, 7 muaj dhe 2 ditë, tashmë lë pas jetëgjatësinë e mbretërimit të katragjyshes së saj, Mbretëreshës Viktoria që mbajti fronin nga viti 1837 deri në 1901.
Në rendin botëror, rekordin e mbretërimit më të gjatë e ka mbajtur Mbreti i Tajlandës, Bhumibol Adulyadej i moshës 84 vjeç, trashëgimtar që prej vitit 1946.
Lindur më 21 prill 1926, Mbretëresha Elisabet mori fronin më 6 shtator 1952 në një periudhë kur Winston Churchill ishte kryeministër në Britaninë e Madhe dhe Stalini në Rusi. Gjashtë dekada më vonë të gjithë specialistët bien dakort se Mbretëresha është 89 vjeç.
Për të festuar shifrën rekord të jetëgjatësisë, Mbretëresha nuk ka planifikuar asnjë ceremoni publike zyrtare.
Britanikët do të kenë gjithsesi mundësinë të përgëzojnë trashëgimtaren e fronit shoqëruar me brohorima dhe entuziazëm gjatë ceremonisë së inagurimit në Skoci, një linjë e re hekurudhore.
Ajo do të jetë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Princi Filip ku do të jenë të ftuar special në trenin me avull për të përshkuar udhën nga Edinburgu deri në fshatin Tweedbank në kufi me Britaninë e Madhe./ATSH/ 
Sigal