Momente para fundit tragjik të avionit, pasagjeri filmon gjithçka (Video)

544
Sigal

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentet para se një avion An-24 të shpërthente në flakë në Siberi, duke i marrë flakën dy anëtarëve të ekuipazhit.

Sipas mediave ruse, videoja u filmua nga një prej pasagjerëve që ndodhej në avionin, i cili humbi shpërtheu në fjakë pasi u përplas me një ndërtesë shërbimi. Në pamje shihet e gjithë ulja emergjente, sëbashku me momentin e prekjes në tokë.

Avioni i pasagjerëve u detyrua të ulej në Nizhneangarsk, Buryatia, pasi një prej motorëve të tij pësoi defekt në fluturim.

Nga ngjarja humbi jetën piloti dhe mekaniku i fluturimit, ndërsa 42 personat që ndodheshin në bord arritën të shpëtoheshin në kohë nga avioni, përpara se flakët të përhapeshin. 4 prej të mbijetuarve pësuan dëmtime serioze, megjithatë pa rrezik për jetën.