“Molla e sherrit”, kjo foto po sjell trazira të reja mes Amerikës dhe Kinës

264
Sigal

Mike Pompeo postoi në llogarinë personale një foto të qenit të tij Mercer i rrethuar siç thotë nga gjithë lojërat e preferuara. Në qendër bie në sy e famshmja kukull e Winnie the Pooh.

Pas kësaj, që mund të jetë një gjest fare i pafajshëm, kanë nisur shumë spekullime, nëse Pompeo po i dërgon një mesazh qeverisë kineze.

Ky tweet i Sekretarit të Shtetit ka marrë shumë vemendje, duke qënë se Winnie the Pooh, shihet si një nofkë që përdoret për të tallur Presidentin Kinez, Xi Jinping.

Ndërkohë, frekuentuesit e rrjetit social në Kinë nuk kanë shumë simpati për Pompeon, dhe kjo që ka ndodhur sot, ka ndezur rezoltën e tyre.

Megjithatë, do të jetë e vështirë të flitet në publik për këtë çështje, duke qënë se nofkat për zyrtarët e lartë kinezë, janë rëndshëm të censuruara atje.

Qeveria kineze rregullisht ndalon komentet tallëse ose nofkat që mund të përdoren për drejtuesit e Partisë Komuniste. Në këto kushte, përdoruesit e rrjetit, detyrohen të vijnë me gjetje kreative interesante, për të shmangur censurën.

Kështu, në një fushatë të vitit 2013, nisën postimet e kukullave si Winnie the Pooh, që është mjaft e dashur për fëmijët dhe kësisoj shumë e vështirë për ta bllokuar.

Megjithatë, ky simbol i famshëm, ka qënë rregullisht i censuruar në median sociale.

Ka shumë mundësi që postimi i fotos së qenit nga Pompeo të jetë fare pa qëllim, raporton BBC.

Mirëpo, kulturalisht, në Kinë, qeni shihet si personifikim i një shteti agresiv. Ashtu siç elefantin përshembull e asociojnë me Indinë.

Mijëra komente ka pasur në llogarinë e Sekretarit të Shtetit, ku shumë syresh i thonë atij se me postimin që ka bërë po vë në lojë presidentin Kinez.

Duke qënë se ai Tweeter është bllokuar në Kinë, atje, brenda vendit është shumë e vështirë, dhe e pamundur që qytetarët të komentojnë.

Pompeo sulmohet shumë në Kinë. Media shtetërore atje e ka quajtur djall dhe mbret të gënjeshtrës, nisur nga raportet e acaruara pas shpërthimit të pandemisë, apo zhvillimeve në Hong Kong.