Miratohet plani i qeverisë, Gjermania i bashkohet fushatës anti-ISIS

464
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë ka miratuar planet e qeverisë për t’iu bashkuar fushatës ushtarake kundër grupit militant të Shteti Islamik në Siri.
Nga 598 ligjvënësit që kanë marrë pjesë në votimin e sotëm, 445 kanë qenë pro, 146 kundër dhe shtatë kanë abstenuar.
Misioni do të përfshijë dërgimin në rajon të gjashtë avionëve të zbulimit Tornado, një fregate detare dhe 1,200 ushtarëve.
Forcat gjermane, megjithatë, nuk do të angazhohen në luftime.
Gjermania nuk do t’iu bashkohet vendeve si Britania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të cilat kryejnë sulme ajrore në Siri.
Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja (pa Rusinë) ka intensifikuar sulmet kundër caqeve të Shtetit Islamik pas sulmeve terroriste në Paris.
Militantët e këtij grupi terrorist kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e 13 nëntorit, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta. (REL)
Sigal