Ministri turk paralajmëron: Do t’ua prishin lojën provokatore grekëve

220
Sigal

Mediat greke i kanë kushtuar sot një rëndësi deklaratës kryediplomatit turk Mevlut Çavushoglu, i cili ka akuzuar Greqinë se po provokon Turqinë.

Më tej ato shkruajnë se ministri turk ndërsa tenton të akuzojë Athinën mbi përplasjet në detin Egje, po tenton në të njëjtën kohë të lidhë urat e bashkëpunimit mes Francës dhe Egjiptit.

“Edhe një herë, Ministri i Jashtëm turk po çmendet kundër vendit tonë ndërsa në të njëjtën kohë ai u përpoq të hidhte “ura” përsëri në Egjipt dhe Francë. Një episod tjetër në serialin propagandistik turk u shtua nga Ministri i Jashtëm i regjimit Erdogan, Mevlut Çavushoglu, duke folur për … provokimet e Greqisë por edhe se vendi ynë është ai që hedh poshtë ligjin ndërkombëtar!”, shkruan Newsbomb.gr.

“Kur të vijë koha, ne krijojmë një lojë dhe prishim lojën që ata po përpiqen të vendosin kundër nesh”, tha Ministri i Jashtëm turk në mënyrë provokuese, sipas korrespodentit të SKAI në Turqi, Manolis Kostidis.

Ai akuzoi Athinën zyrtare për ngecjen e negociatave mes dy shteteve. “Me Greqinë ne mund të zgjidhim çështjet bilaterale vetëm përmes dialogut. Ne kemi thënë që jemi gati të ulemi në tryezë siç përcaktohet nga e drejta ndërkombëtare. Greqia ishte pala që u largua. Në vend që të flisnin me ne, ata u përpoqën t’i çonin çështjet në BE. Në fund, kur erdhën në tryezë, ata ndoqën rrugën e përshkallëzimit të tensionit për të përmbysur tryezën. Ngacmimi në anijen tonë Çesme dhe deklaratat provokuese të zyrtarëve grekë janë shembuj të fundit”, tha ministri i jashtëm turk.