Ministri i Kosovës, Pacolli tregon kur do votohet Demarkacioni

385
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur i bindur se këtë javë kalon marrëveshja e demarkacionit, raporton zeri.info.
“Java e dytë e marsit do të jetë java kur do të kalojë marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë shkurt Pacolli i pyetur rreth kësaj çështjeje.
Këto komente ai i bëri gjatë një konference me homologun e tij nga Sllovenia Karl Erjavec.
Ndërkohë, gazeta ‘Zëri’ nga burimet e saj, ka raportuar tashmë se koalicioni qeverisës i ka siguruar votat e Listës Serbe për ta kaluar këtë marrëveshje.