Ministri i Integrimit, Çollaku: Kosova anëtare e BE-së pas 10-15 vitesh

451
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka shuar shpresat e optimistëve se Kosova do të ketë një mundësi të lehtësuar nga BE-ja, për t’u bërë shtet anëtar i barabartë i këtij unioni.
Ai thotë se Kosovës i duhen së paku edhe 10 apo 15 vjet për t’u anëtarësuar në BE, pra kjo mund të ndodhë vetëm në vitin 2030.
Duke analizuar Marrëveshjen e Stabilizim Asoociimit të arritur në fund të këtij vitit, Çollaku ka thënë se Kosovës i duhen edhe së paku dhjetë vjet për ta zbatuar atë dhe më pas të marr statusin e shtetit kandidat për anëtarësim, status që aktualisht e kanë të gjitha shtetet e rajonit.
Në kohën kur Serbia me Malin e Zi ka filluar negociatat për anëtarësim, Shqipëria gëzon statusin e shtetit kandidat dhe është në kërkim të nisjes së negociatave në vitin e ardhshëm, kjo për qytetarët e Kosovës, për momentin duket vetëm ëndërr.
Sigal