Ministri gjerman Dobrindt: Europa e prekur nga manipulimet e Volkswagenit

428
Manipulimi i kompanisë së prodhimit të automjeteve Volkswagen ka ndodhur edhe në Europë.
Këtë lajm e konfirmoi ministri gjerman i transporteve, Alexander Dobrindt i cili nuk bëri me dije sa automjete janë prekur në Europë. 
“Jemi informuar se edhe në Evropë, automjetet me motorë dizel 1.6 dhe 2 kubikë, janë prekur nga manipulimet e kompanisë Volksëagen” –u shpreh Dobrindt.
Sipas BBC ministri gjerman Dobrindt tha se në Europë testet e radhës do të kryen nga kompani të tjera dhe jo nga Volkswagen.
I pyetur nga gazetarët, nëse nga ky skandal është prekur edhe kompania BMW, Dobrindt tha se nuk ka indormacion dhe se nuk mund të spekulojë pa kryer kontrolle të mirëfillta.
Aksionet e BMW pësuan ulje në bursën e Frankfurtit menjëherë pas lajmit të publikuar nga revista. Ndërkohë një ditë më parë kreu ekzekutiv i Volkswagen dha dorëheqjen duke marrë kështu përgjegjësi për skandalin e fshehjes së ndotjes atmosferike .
Gjiganti gjerman i prodhimit të automjeteve pritet t’i paguajë plot 18 miliardë dollarë Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit, pasi makinat e hedhura në treg nuk janë në përputhje me ligjin amerikan. 
Sigal