Miliarderi rinis punën për të ndërtuar Titanik II

427
Sigal

Ideja e Titanic II është e parezistueshme.

Gjashtë vite pasi manjati australian i minierave, Clive Palmer deklaroi se do të ndërtonte një kopje të Titanikut dhe tre vite pasi duhej të pezullonte projektin për shkak të mungesës së parave, miliarderi njoftoi se puna do të fillojë përsëri.

Ndërtimi i Titanik II, që do të jetë një kopje e anijes origjinale, me kabinën, sallën e vallëzimit dhe banjot turke, ka qenë një ëndërr e madhe e Palmer.

Muajin e kaluar ai njoftoi se projekti do të rifillojë dhe tha se kur të jetë gati anija do të ndjekë rrugën origjinale të planifikuar nga Titaniku i parë.

“Anija do të ndjekë udhëtimin origjinal, duke transportuar pasagjerë nga Southampton në New York. Por gjithashtu do të udhëtojë rreth botës, duke inspiruar dhe magjepsur njerëzit, duke tërhequr vëmendje të pakrahasueshme, intrigë dhe mister në çdo port që viziton,”-tha ai.

“Miliona veta kanë ëndërruar të lundrojnë në të, duke parë atë në port dhe duke përjetuar madhështinë e saj unike. Titanik II do të jetë anija ku këto ëndrra do të realizohen. “

Raportohet se anija do të fillojë udhëtimin e parë  në vitin 2022.