Microsoft shpalos planet për ndërtimin e kampusit të ri modern

1017
Ky kampus do të ndërtohet në Redmond, Uashington në një sipërfaqe mbi 200 hektarë.
Kampusi i vjetër do të zëvendësohet në faza ndërtimi disa vjeçare duke ndërtuar kështu 18 objekte të mëdha me të gjithë infrastrukturën përcjellëse si hapësira publike, transporti dhe fushat sportive, transmeton Express. Për momentin Microsoft ka 125 ndërtesa në kampus, pas ndërtimit të ri numri i ndërtesave do të shkoj në 131 sosh.
Kampusi i zgjeruar do të ketë kapacitet për 47,000 punonjësit aktual të Microsoft si dhe hapësira shtesë edhe për 8,000 të tjerë. Ky investimi do të ketë kosto miliarda dollarësh dhe në kuadër të tij pritet shembja e 12 objekteve të vjetra dhe ndërtimi i 18 objekteve tjera të mëdha.
Sigal