Meta takime në Suedi, diskutime për drejtësinë, emigrantët dhe investimet

585
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës që po zhvillon në Suedi ka takuar Sekretarin e Shtetit, Lars Westbratt dhe Ministrin për Sipërmarrje dhe Inovacion të Suedisë, Mikael Damberg. Fokusi i takimeve ka qënë reforma në drejtësi, kriza e emigrantëve, por edhe lufta ndaj trafikut dhe terrorizmit. Meta: Shqipëria mbështetet tek përkrahja e fortë suedeze, dhe në këtë kontekst Kuvendi është i vendosur të inkurajojë përshpejtimin e reformave që kërkon integrimi evropian i vendit, veçanërisht asaj në sistemin e drejtësisë, reformë e cila duhet miratuar pa vonesa përmes konsensusit dhe bashkëpunimit të përgjegjshëm politik, në koordinim me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë. Ndërkaq në takimin me Ministrin për Sipërmarrje dhe Inovacion të Suedisë, Mikael Damberg, kreu i Kuvendit shprehu vendosmërinë për krijimin e një klimë më të besueshme biznesi dhe investimesh.

Meta: Ne besojmë se në të ardhmen do të kemi një bilanc shumë më pozitiv të këtyre marrëdhënieve ekonomiko-tregtare midis Shqipërisë dhe Suedisë dhe ky mendojmë se është një kontribut i rëndësishëm, jo vetëm për zhvillimin e Shqipërisë, por edhe për integrimin e saj evropian. Ndërkaq Ministri, Mikael Damberg, u ndal te interesi i kompanive suedezë për te investuar në vendin tonë. Meta: Kompanitë suedeze po kërkojnë të bëjnë më shumë investime në Shqipëri. Për ta arritur këtë kërkon kohë, kërkon gjithashtu edhe përpjekje nga ana e Shqipërisë për të ecur përpara. Meta nënvizoi se investitorët suedezë janë të mirëpritur të investojnë veçanërisht në fushat e turizmit, energjisë, shërbimet, agro-përpunimit dhe inovacionit etj.
Sigal