Meta mban fjalim në Parlamentin e Maqedonisë: Respektoni ‘Ohrin’

502
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka kërkuar nga Maqedonia zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, për një bashkëjetesë më të mirë në këtë vend.Gjatë një fjalimi në Parlamentin e Maqedonisë, Meta tha se “s’duam të jemi thejsht fqinj, por vëllezër që jetojmë në një hapësirë të përbashkët”.

Sipas kryeparlamentarit zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje i bashkon dy vendet si dhe vendos stabilitetin e Maqedonisë. Ai kërkoi një barazi në investimet publike duke mos lënë të diskriminuar shqiptarët, që janë shtet formues.  
 
“Ku ka vullet gjendet një zgjidhje për çdo konflikt. Ndaj ne kërkojmë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, kjo marrëveshje na bashkon. Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje dhe përshpejtimi i reforma ndikon për stabilitetin e Maqedonisë. Qytetarët e vendit tuaj pavarësisht përkatësisë etnike do të përfitonin shumë më shumë nga një avancim më i përshpejtuar ti zbatimit të plotë të kësaj marrëveshje, që ju keni nënshkruar 14 vjet më parë. Do të merrni kështu rezultate konkrete të prekshme dhe të ndjeshme për të gjithë. Në radhë të parë për stabilitetin e Maqedonisë, por edhe për ngushtimin e hapësirave të spekulimeve ekstremiste ngado që ato vijnë. Më konkretisht, duke vlerësuar progresin e deritanishëm domethënës ne inkurajojmë një ndarje edhe më proporcionale buxhetore dhe një pjesëmarrje më të madhe dhe më cilësore të shqiptarëve si faktor shtet-formues në jetën sociale, administrative, e politike të Maqedonisë. Pabarazia e investimeve dhe zhvillimit që bie pre në disa rajone perëndimore të vendit, ka nevojë të zbutet deri në krijimin e një realiteti të ri mjaftë më të harmonishëm. Dua të sigurojë se Shqipëria gjithnjë do të qëndrojë pranë në mbështetje të progresit të Maqedonisë”, theksoi Meta.  

Meta: Shqipëria nuk kërkon ndryshimin e kufijëve por zhbërjen e plotë të tyre
Kreu i Parlamentit shqiptar siguroi deputetët maqedonas se Tirana zyrtare do të respektojë dhe vlerëson pakicën maqedonase në vend. Meta tha se ky është një shembull i bashkëjetesës. Sipas tij Shqipëria nuk kërkon ndryshimin e kufijëve por zhbërjen e plotë të tyre. Meta tha se Shqipëria rri larg qëndrimeve nacionaliste. Ai tha se duhet rritur bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve. Si të rëndësishëm kreu i Parlamentit shqiptar ka cilësuar ndërimin e linjës hekurudhore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. 

Meta: Iu mbështesim për anëtarësimin në NATO
Meta tha se Shqipëria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Ai theksoi se duke mësuar nga e kaluara e hidhur tani duhet të shofim drejt të ardshmes europiane.
“Kemi ardhur në shkup për të dhënë mesazh të sinqertë, se Shqipëria mbështet Maqedoninë në rrugëtimin Euro Atlantik, e ardhmja jonë gjendet në BE dhe një Maqedoni në NATO. Shqipëria dhe Maqedonia duhet ta ngrejnë ndërlidhjen ë një nivel më të lartë, rritjen e besimit reciprok. Të bindur se  kemi nxënë nga mësimet e hidhura të rajonit tonë dhe se po shofim drejt të ardhmes europiane. Ne jemi sot këtu për t’i dhënë jetë një hov të këtyre raporteve. Rruga e mirëkuprimit është shpreheje e pupujve tanë. Duhe të jemi më aktiv dhe më krijues më bashkëpunimin. Lidhjet mes popujve tanë janë të hershme, marrëdhëniet kanë ardhur duke u shtuar. Është bërë një progress, por ende jami larg pritshmërive që kishim projektuar. Rritmet që kërkon BE dhe standartet e bashkëjetesës nuk janë aq të mira. Ne nuk jemi thejsht fqinj, por vëllezër që jetëojmë në një hapësirë të përbashkët”, deklaroi Meta.

Meta vizitë 2 ditore në Maqedoni, takime dhe me liderët shqiptarë
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ndodhet në Maqedoni për një vizitë dy ditore me ftesë të homologut të tij Trajko Veljanoski.Gjatë ditës së sotme takimi i parë i kreut të Kuvendit, nis me homologun maqedonas e më pas, do t’iu drejtohet edhe deputetëve në Parlamentin maqedonas me një fjalim.
 
Meta do të vijojë takimet edhe me presidentin Gjorgje Ivanov si dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski.Në ditën e dytë të vizitës, janë Meta do të ketë takime me krerët e partive politike, Ali Ahmeti e BDI-së, Menduh Thaçin e PDSH-së, por edhe takimi me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.