Messi apo Ronaldo?! 24-vjeçari vret shokun pas debatit se kush është më i mirë

451
Një 24-vjeçar ka vrarë shokun e tij pas një diskutimi se kush është futbollisti më i mirë në botë: Messi apo Ronaldo. Sipas EFE-s, ngjarja ka ndodhur gjatë festës së ditëlindjes së viktimës, në Bombej të Indisë. Pasi kishin festuar mbrëmjen e së shtunës, mëngjesin e së dielës shokët nga Nigeria nisën diskutimin se kush është më i mirë: ylli i Barcelonës apo ai i Realit. Djali që kishte ditëlindjen, tifoz i portugezit, i hodhi një vazo shokut që ishte fans i argjentinasit. Pasi vazoja u thye duke u përplasur në mur, mbështetësi i Messit mori një nga copat e thyera dhe ia preu fytin shokut, i cili vdiq nga hemorragjia. Policia, e lajmëruar nga fqinjët, arrestoi vrasësin 24-vjeçar i cili do të dalë në gjyq dhe do të akuzohet për vrasje me paramendim.
Sigal