Mesazhi i Tsipras: Sot lind ditë e re por s’do harrojmë përgjegjësit

570
Sigal

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka mbajtur një mesazh televiziv për daljen e Greqisë nga programi i shpëtimit.

“Sot lind një ditë e re për atdheun tonë” tha Tsipras duke shtuar “vendi po rifiton të drejtën që ta përcaktojë ajo fatin e vet. Nuk do të harrojmë kurrë shkaqet dhe personat që e çuan vendin tonë në politikat e shtrëngesës”

Tsipras e dha mesazhin e vet nga ishulli i Itakës.

“Ne mbërritëm në destinacion, dolëm nga programet, por nuk përfundojmë këtu, beteja të tjera kemi përpara. Kemi kujdesin dhe përgjegjësinë që mos të kthehemi në Greqinë e deficiteve dhe falimentimit. Me guxim për rilindjen e Greqisë. Për një atdhe të barazisë, demokracisë dhe drejtësisë sociale”