Merkel uron Haradinajn, por ja çfarë i kujton kryeministrit të ri

516
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka uruar sot kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn për detyrën e re.

Në urimin e saj, Merkel i garanton atij mbështetjen e qeverisë gjermane, por i kujton të gjithë detyrat që ai ka përpara dhe që duhet ti realizojë.

“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj Kryeministr. Ju dhe qeveria juaj kanë detyra të rëndësishme dhe të vështira. Ndërtimi i shtetit, përmirësimi i gjendjes ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendje. Këto janë hapa kyç drejt forcimit të perspektivës evropiane të Kosovës. Qeveria federale do të vazhdojë t’ju mbështesë në këtë rrugë. Ju uroj fat dhe sukses për mandatin tuaj”, thuhet në urimin e kancelares Merkel.


Sigal