Merkel: Nuk do të negociojmë me Greqinë para referendumitm

458
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel u ka thënë deputetëve të partisë së saj se Gjermania nuk do të hyjë në negociata të reja me Greqinë para mbajtjes së referendumit. “Para referendumit Gjermania nuk mund të negociojë kërkesat e reja”, citojnë mediat të ketë thënë Merkel. Greqia ka kërkuar një plan 2-vjeçar shpëtimi nga Bashkimi Evropian, në prag të përfundimit të afatit për shlyerjen e borxhit që i detyrohet FMN-së.
Por, Merkel më parë është shprehur e gatshme për të zhvilluar bisedime me homologun grek, Aleksis Cipras. Zëdhënësi i saj tha se Merkel është gati të flasë me Cipras “nëse edhe ai do të dëshironte”.
Obama: Të gjendet një zgjidhje për Greqinë 
Presidenti amerikan Barack Obama ka bërë thirrje që të vijojnë bisedimet për zgjidhjen e krizës për Greqinë duke apeluar që të gjithçka e mundur për të gjetur një zgjidhje për ta.
“Të vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e krizës për Greqinë. Kriza greke, shqetësim thelbësor, ndikon në Evropë. Greqia ka kaluar kohë shumë të vështira ekonomike. Të gjendet një zgjidhje për Greqinë.”- thuhet në reagimin e Obamës. 
Sigal