Merkel: Nëse shkel lëvizjen e lirë S’e mbështesim më Britaninë në BE

428
Sigal

BERLIN – Për herë të parë mbështetësja më e fortë për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, Gjermania, ka dalë kundër saj, nëse ajo do të vijojë shkeljen e parimit të lëvizjes së lirë brenda BE-së.
 
Revista gjermane “Der Spiegel ka cituar burime të qeverisë gjermane të cilët kanë thënë se ‘Britania kishte frikë se është afruar në një pikë pa kthim’.
 
Der Spiegel raportoi se Cameron po harton një plan për ndalimin e emigrantëve që nuk kanë një punë, si dhe për të dëbuar ata që nuk janë në gjendje të mbulojnë veten e tyre pas 3 muaj qëndrimi.
 
Deri më tani kryeministri britanik është përpjekur të rinegociojë kushtet e anëtarësimit të Britanisë së Madhe, përpara se të mbahet një referendum për daljen ose jo të Britanisë nga BE-ja.
 
Edhe më herët, Cameron është shprehur se ‘liria e lëvizjes së punëtorëve do të jetë në zemër të strategjisë së tij për rinegociim për Europën’, por zonja Merkel ka thënë për të përditshmen gjermane se e ka bërë të qartë se ajo do të tërheqë mbështetjen e saj për Britaninë nëse ajo vijon me reformën e migracionit.
 
Paralajmërimi i kancelares për Cameron është raportuar të ketë ardhur nga një takim në samitin e fundit në Bruksel javën e kaluar.