Merkel kritikon Trump: Populizmi ‘helmues’ nuk na zgjidh punë

728
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë edhe njëherë thirrje për t’u treguar të kujdesshëm nga ajo që e quajti helmi i populizmit nga Forumi Ekonomik i Davosit. Shefja e ekzekutivit gjerman, e cila është ende në kërkim të një kabineti të katërt qeverisës, u shpreh se fuqitë botërore nuk duhet të mbajnë kurse proteksioniste përballë problemeve, pasi kjo nuk ndihmon në zgjidhjen e tyre. Deklaratë është interpretuar si një tjetër mesazh dërguar Presidentit, Donald Trump, për shkak të politikës së ashtëquajtur ‘Amerika e Para’. Ajo shtoi se Gjermania vijon të mbetet e gatshme për të luajtur rolin e saj në arenën ndërkombëtare dhe se pret nga partnerët të njëjtën gjë.
“Ne mendojmë se dalja në linja të veçanta apo izolomi nuk na dërgon drejt gjetjes së zgjidhjeve të gjithëpranueshme. Ne besojmë gjithashtu se nëse gjërat nuk janë të drejta, ne duhet të kërkojmë për përgjigje multilaterale dhe jo të mbajmë një kurs proteksionist.”
Më tej, Merkel ka folur edhe për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, kur tha se Berlini do të synojë të ruajë marëdhëniet e mira me Londrës, edhe në sferën ekonomike.
Sigal