Merkel i përgjigjet Trump: Gati të luftojmë për tregtinë e lirë

390
Sigal

Në atë që u duk si një kundërpërgjigjje indirekte ndaj Donald Trump, kancelarja Angela Merkel tha për industrialistët gjermanë të hënën, se mbetej e përkushtuar për tregtinë e lirë.

Në një intevistë për gazetën “Bild”, Presidenti i zgjedhur paralajmëroi prodhuesit gjermanë të automobilëve se do të vendoste një taksë kufitare prej 35 përqind për makinat e importuara në tregun amerikan.

Manjati i pasurive të paluajtshme kritikoi kompani të tilla si BMW, Daimler dhe Volkswagen që nuk kishin prodhuar më shumë automjete në tokën amerikane.

Duke folur për Dhomën Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në qytetin e Këlnit, Merkel u tha industrialistëve se qeveria e saj ishte e vendosur të luftonte për ta.

“Ne duhet të luftojmë këtë betejë dhe unë jam gati për ta bërë”, ishin fjalët e Merkelit, që iu referua përkushtimit të Gjermanisë për tregtinë e lirë.

Merkel tha se shpresonte që kompanitë gjermane t’i bënin ballë sfidës.

Më herët, gjatë ditës, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble paralajmëroi Trumpin mbi rreziqet e politikave proteksioniste.