Merkel-Hollande në mbështetje të Greqisë: Dera e hapur për diskutime, Evropa duhet të jetë e bashkuar

409
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe Presidenti francez, Françoi Hollande, kanë dalë këtë pasdite në një konferencë të përbashkët, për çështjen greke. Të dy krerët, Merkel dhe Hollande kanë deklaruar se Greqia po përballet me një situatë të vështirë, dhe se do të ofrojnë zgjidhje. Në këtë kontekst, kancelarja Merkel është shprehur se Greqia e ka derën të hapur për diskutime për krizën. “Dera është e hapur për Greqinë për diskutime për krizën. Europa duhet të jetë e bashkuar. Respektojmë vendimin e referendumi të popullit grek. Presim propozimet e Greqisë për zgjidhjen e krizës. Të martën samiti evropian do të marrë një vendim për krizën greke”, ka deklaruar Merkel. Ndërkohë, Presidenti Hollande është shprehur se Evropa po përballet me një përgjegjësi të madhe. “Evropa po përballet me përgjegjësi”, ka thënë Hollande.
Sigal