Meksika urdhër rreth 129 mln njerëzve të mbyllen nëpër shtëpi

58

Presidenti i Meksikës, López Obrador u ka kërkuar meksikanëve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur për të ndihmuar në kufizimin e përhapjes së Covid-19 pasi numri i të infektuarve të konfirmuar u rrit në 48 të shtunën, 131 më shumë se një ditë më herët.

Në një mesazh video të postuar në mediat sociale, López Obrador tha se nëse njerëzit ndjekin udhëzimet për të qëndruar në shtëpi, ata do të ndihmojnë në kontrollimin e shpërthimit të koronavirusit dhe si rezultat sistemi i kujdesit shëndetësor nuk do të mbingarkohet dhe do të ketë më pak vdekje.

“Ne duhet të jemi në shtëpitë tona, duhet të ruajmë një distancë të shëndetshme [nga njëra-tjetra]. … Ne mund të dalim jashtë për arsye thelbësore, por nuk duhet të dalim në rrugë pa ekzistuar diçka vërtet e nevojshme që na detyron të dalim”, tha ai.

Qeveria ka propozuar që qytetarët të qëndrojnë 1 muaj nëpër banesa.

Duke folur nga një hotel në Tijuana, “Baja California”, presidenti sqaroi se punonjësit e qeverisë që nuk janë të angazhuar direkt në ofrimin e shërbimeve themelore, tashmë u është dhënë leja të qëndrojnë në shtëpi. Ai u bëri thirrje bizneseve në sektorin privat që të lejojnë punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur.

Ai gjithashtu u bëri thirrje meksikanëve që të mos kërkojnë kujdes mjekësor për Covid-19 nëse nuk kanë simptomat e treguara të virusit.