Megaoperacion/ Kapen mbi 4 ton drogë në Greqi, vinte nga…

210
Sigal

Sekuestrohen 4 ton e 387 kg kanabis në portin e Pireut. Mediat greke raportojne se kanabisi i sekuestruar arrinte vlerën e 33 milionë eurove.

Sasia e drogës u zbulua në një anije që do të nisej drejt Sllovakisë pak ditë më parë, pas një operacioni sekret.

Operacioni u zhvillua nga shërbimi amerikan kundër Drogës, DEA, shërbimi grek tatimor dhe policor kundër Drogës, si dhe shërbimet policore kundër drogës të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Sipas raportimit, në anijen e transportit të mallrave ishin fshehur 129 thasë najloni me kanabis të përpunuar si dhe 282 paketa të hapura.

Anija arriti nga Libani në Pire më 14 prill dhe do të nisej në 20 prill me itinerar Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Hungarinë e destinacion Bratislava, Sllovaki. Hetimet për grupin kriminal pas transportit të drogës mbetet i hapur, raporton policia greke.