Mediat turke: Osmani kreu ndërhyrje për rënie nga pesha, qëndroi në një hotel me 5 yje në Antalia

138
Sigal

Media turke “Hurriyet” ka publikuar një artikull ku thotë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në stomak për të rënë në peshë.

Sipas artikullit, operacioni ëhstë zhvilluar rreth një vitë më parë në qytetin e Antalias.

“Hurriyet”, vijon në shkrimin e saj se Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia para dhe pas operacionit dhe më pas është kthyer në vendin e saj.

Operacioni konsiston në heqjen e afërsisht 80 përqind të stomakut, çka i mundëson më pas pacientit që të ketë një uljet të konsumit ushqimor dhe për pasojë humbje në peshë.