Mediat serbe në panik: Shqiptarët provokojnë sërish, duan të kthejnë tokat e tyre deri në Nish

472
Gazetat serbe shkruajnë se shqiptarët po vazhdojnë të provokojnë serbët, dhe provokimet më të reja sipas tyre, janë pasqyruar në shkrimet e medieve shqiptare, të cilat thonë se kanë dëshmi se Nishi gjithmonë ka qenë qytet i tyre.
Mediat ne Beograd citojne një portal nga Presheva, i cili pretendon se Nishi ka qenë gjithmonë qytet i pastër me shqiptar, por më pas është spastruar etnikisht nga serbët, si pasojë e një marrëveshje të dikurshme në mes të Serbisë dhe Turqisë, transmeton “Telegrafi”.

Sigal

Portali serb “Telegraf.rs” duke iu referuar shkrimit të portalit shqiptar, thotë se aty është postuar një fotografi si dëshmi, ku tregohet sesi shqiptarët nga Nishi në vitin 1912 janë dëbuar nga Serbia.

“Ata gjithashtu pretendojnë se deri në atë kohë në Serbi kanë jetuar mbi 100.000 shqiptarë, ndërsa tani kanë mbetur diku mbi 5.000! Ky është një tjetër provokim nga shqiptarët, ndërsa kujtojmë se shqiptarët katolik nga Kosova, kanë argumentuar se manastiret dhe kisha ortodokse serbe në fakt janë tempujt e tyre të vërtetë të cilët kohë më parë ua rrëmbyen serbët, dhe tani kërkojnë që disa nga objektet serbe tu kthehen atyre dhe nga aty të dëbohen priftërinjtë ortodoksë”.

“Në fshatin Gjonaj afër Prizrenit në Kosovë, gjendet kisha ortodokse e vjetër 1.000 vjet, për të cilën banorët lokal thonë se në fakt është një kishë katolike. Shqiptarët i referohen historisë së tyre para se të konvertoheshin në mysliman (islam), duke thënë kështu se kisha është e tyre dhe se i është rrëmbyer, dhe tani kërkojnë që ti kthehet atyre”, shkruan ndër të tjera “Telegraf.rs” i Serbisë.