Mediat serbe në panik për fitoren e Haradinajt: Fitoi krahu i luftës

458
Mediat e Serbisë i kanë kushtuar hapësirë dhe kanë raportuar për zgjedhjet në Kosovë.
Me të dalë Exit Poll-i i parë për zgjedhjet në Kosovë, mediat në Serbi kanë shkruar se në Kosovë po fiton “Krahu i luftës”.

Duke mos e pasur dëshirën e një fitoreje të tillë, Blici serb thotë se “Terroristi i luftës” fiton zgjedhjet në Kosovë, duke nënkuptuar Ramush Haradinajn.

Për exit poll-in ka shkruar edhe Tanjug, B92, Telegraf.rs, Beta e të tjera.

Aktualisht me rreth 90% të votave të numëruara kryeson koalicioni PDK-AAK-Nisma me 34.66%, ndërsa “Vetëvendosja” renditet e dyta me 26.75% të votave.


Sigal