Mediat serbe: 3 mijë përkrahës të Vuçiçit s’u lejuan të hyjnë për fushatë në Kosovë

579
Mëngjesi i sotëm zbardhi me bllokime rrugësh nëpër shumë akse kyçe të Kosovës. Dhjetëra qytetarë ishin mbledhur në autostradën Gjilan–Prishtinë, po ashtu edhe në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, por edhe në Rahovec.
Ata kanë kundërshtuar ardhjen e një delegacioni serb i cili kishte paralajmëruar pjesëmarrjen në një tubim elektoral në Leposavic.

Mediat në Serbi thonë se më shumë se 60 autobusë me serbë të cilët ishin nisur për në këtë tubim, e të që do të përkrahnin kandidatin presidencial të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë ndaluar në shumë vende.

“Blic” thotë se ishin rreth 3 mijë serbë që nuk u lejuan të kalojnë përmes Leposaviçit.

Sipas mediave serbe, rrugët ishin të bllokuara në afërsi të Novobërdës, Hoçës së Madhe, Shtërpcës dhe Gorazhdecit. Gjithashtu, sipas “Blicit”; janë bllokuar edhe rrugës Prishtinë – Vushtrri, Ferizaj – Shtërpcë, Gjilan – Prishtinë e Pejë – Prishtinë.

Në Leposaviç është parashikuar mbajtja e një tubimi elektoral të Partisë Përparimtare Serbe në të cilën është pritur të flasë nënkryetari i partisë, Marko Gjuric dhe anëtarë të presidencës serbe, Nikola Selakovic dhe Bratislav Gashic.

Ndërkaq, agjencia serbe e lajmeve “Srna”, ka raportuar se pjesëtarë të “Lëvizjes radikale Vetëvendosje kanë sulmuar me gurë” kolona e autobusëve me serbë në fshatin Llabjan (magjistralja Prishtinë – Gjilan) që ishin nisur për në tubimin e SNS-së në Leposavic.

“Kolona është ndalur pasi radikalët shqiptarë kishin bllokuar rrugën”, ka thënë për agjencinë “Srna” kryetari i Novobërdës, Svetislav Ivanovic.

Ai ka shtuar se Policia ka ndërhyrë dhe ka këshilluar organizatorët e konvojit që të shmangin rrugën Gjilan – Ferizaj – Prishtinë – Leposavic.

Në këtë tubim të paralajmëruar pishte parashikuar që të merrte pjesë edhe kandidati për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, por ai anuloi vizitën e tij me pretekstin se “nuk i pranon kushtëzimet e Prishtinës”.
Sigal