Mediat greke: Anëtarët e mafies shqiptare sulm të përgjakshëm në Athinë

728
Sigal

Mediat greke shkruajnë se një sulm i përgjakshëm kundër një shqiptari 30 vjeç ka ndodhur në qendër të Athinës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat helene, 30-vjeçari i plagosur është element kriminal i njohur, si dhe anëtar i bandës së shqiptarëve në burgun e Koridhalos.

Ngjarja ndodhi në afërsi të stacionit të autobusëve për në Larisa, ku në shënjestër është vënë një 30-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasje dhe plagosje të një bashkatdhetari.

Shqiptari 30-vjeçar u qëllua tre herë në këmbë dhe nuk duket të jetë në rrezik për jetën.

“Shqiptari ka qenë në qendër të sulmeve edhe në burgun e Koridhalos, për shkak të

aktiviteteve të tij të dyshuara kriminale”, shkruhet në mediat e vendit fqinj.

Në shkrim përmenden edhe sherret mes kriminelëve në burgun e Koridhalos, vrasja e gazetarit grek si dhe lidhjet e avokatëve atje me të burgosurit.