Media italiane: Koha kur nuk do të kemi më raste me koronavirus

99

Drita në fund të tunelit tani fillon të shkëlqejë, nuk është ende afër, por është e dukshme.

Dhe nëse nuk bëhen gabime në llogaritjet e analistëve dhe në sjelljen e italianëve, në atë dritë mund të arrihet midis 5 dhe 16 majit.

Kështu shkruan sot Corriere duke dhënë një lajm shpresëdhënës për përmirësimin e situatës në vendin fqinj, gjunjëzuar prej një bilanci kaq tragjik viktimash nga koronavirusi.

Sipas medias italiane kjo do të jetë edhe periudha kur do të shënohen zero raste me koronavirus, e nuk do të ketë më asnjë të infektuar të ri.

Gjysma e parë e mjit. sipas trendeve aktuale në pothuajse të gjitha rajonet e Italisë dhe në të gjitha fushat kryesore të betejës kundër kësaj epidemie, mund të jete dita zero.