Media gjermane DerStandard: Në Shqipëri, zgjedhje si në komunizëm

537
Sigal

Nga Adelheid Woelfl

Në një shkollë të vjetër, të lyer me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, në periferi të fshatit Grudë në Shqipërinë e veriut, përfaqësuesit e komisionit zgjedhor qëndrojnë të ulur përpara kutive të hapura të picave. Mbi një dollap është vendosur flamuri i kuq shqiptar me shqiponjën e zezë. Votuesit nuk duken gjëkundi. Votat në dy kutitë plastike po mbulojnë vetëm dyshemenë. Shumë prej tyre nuk kanë dalë nga shtëpitë pas avllive të larta, për të marrë pjesë në testin e demokracisë këtë të dielë të nxehtë.

Zgjedhje jo-legjitime

Demokratët kërcënuan me bojkot që dy vjet më parë, tani e kanë bërë realitet. Ata pretendojnë se zgjedhjet janë falsifikuar me blerje votash dhe kërcënime nga socialistët, ndaj janë të paligjshme.

Në ditët përpara zgjedhjeve, në disa zona në veri të vendit, mbështetësit e opozitës dogjën materialet zgjedhore dhe sulmuan qendrat e votimit. Për këtë arsye, të dielën në Grudë, materialet zgjedhore u sollën me polici, dhoma u kyç dhe forcat e rendit mbikëqyrnin godinën.

“Nuk votova, prindërit më thanë që të mos shkoja,” thotë Mariana Curri, që kalon përmes fshatit në të nxehtin e mesditës. Këto do ishin zgjedhjet e para për 19-vjeçaren. Ajo e mirëkupton vendiumin e demokratëve për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Por mendon se shumë njerëz këtu në fshat e kanë humbur besimin tek të gjitha partitë.

DerStandard/