Me vlerë 2 milionë euro, kapet sërish drogë në portin e Pireut, ja ku ishin fshehur 46 kg kokainë

37
Sigal

Një tjetër sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar në portin e Pireut në Athinë, e cila vinte nga Ekuadori. Sipas mediave greke, kokaina ishte me peshë 46 kg dhe do të kapte shifrën e 2 milionë eurove kur të hidhej në treg.

Lënda narkotike është gjetur në kontejner me banane, ndërsa është zbuluar pas kontrollit të imtësishëm nga efektivët. Kujtojmë se pak ditë më parë sërish në Pire janë sekuestruar dy ngarkesa me drogë, ku mes të arrestuarve ishin edhe dy shqiptar. (VIDEO)

Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rrjeti ndërkombëtar të importit dhe trafikut të drogës si dhe po hetohet për një lidhje të mundshme me dy rastet e tjera.