Më shumë se gjysma e izraelitëve duan ndarjen e fesë nga shteti

514
Rreth 55% e izraelitëve hebrenj do të donin të rishikonin politikën e gjatë që e sheh judaizmin dhe shtetin të shkrirë në një në masë të madhe, tregon një sondazh i ri. E njëjta përqindje e të anketuarve besojnë se politika aktuale reflekton një pikëpamje ultra-ortodokse.

Autorët e sondazhit të kryer nga Instituti për Demokraci i Izraelit, i kërkon grupeve të popullsisë hebraike izraelite me prejardhje të ndryshme fetare mendimin e tyre mbi status quo-në, një konsensus mbi rolin e fesë në jetën e shtetit hebraik.

Shtyllat kryesore të politikës së shtetit të Izraelit u përvijuan nga kryeministri i parë i vendit, David Ben-Gurion në vitin 1947.

Kjo përfshin kufizimin e veprimtarisë së biznesit dhe publikut gjatë Shabat-it, që nis mbrëmjen e së premtes deri të shtunën në darkë, gjykatat rabinike për çështje që kanë të bëjnë me martesën dhe divorcin e izraelitëve hebrenj, duke mos u lejuar atyre të martohen në mënyrë civile.

Sa për popullsinë jo hebreje, duke përfshirë edhe të krishterët dhe muslimanët, supozohet se u garantohet liri, duke u dhënë atyre leje që të mos ndjekin Shabatin dhe përjashtime të tjera.
Sigal