Me rrënjë shqiptare, vdes legjenda e televizionit amerikan

287
Sigal

Prezantuesi, aktori, këngëtari dhe ikona e televizionit amerikan Regis Philbin, është shuar këtë fundjavë.

Lajmin për vdekjen e legjendës amerikane me origjinë arbëreshe e ka dhënë familja e tij në një deklaratë për revistën People.

“Familja dhe miqtë janë gjithmonë mirënjohës për kohën që kaluam me të, për ngrohtësinë e tij, sensin legjendar të humorit dhe aftësinë për të kthyer çdo ditë në diçka që ia vlen të flasim. Ne i falënderojmë fansat e tij dhe admiruesit për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij 60-vjeçare”, thuhet në deklaratën e tyre.

Një burim thotë se Regis vdiq të shtunën herët pasi pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij, në Connecticut.

Në vdekjen e tij, duhet të themi se Regis ishte një yll midis yjeve me një karrierë të bujshme e storie të ndryshme suksesi.

Kohë më parë, Philpin bëri të ditur se origjina e tij është arbëreshe dhe se vjen nga një fshat në Italinë e Jugut.