Me profesion bankiere, kjo është Suela Saliaj, 32-vjeçarja shqiptare që u vra nga ish-partneri në SHBA

29
Sigal

Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin e një zone në SHBA, ku një i ri shqiptar vrau ish gruan e tij, Suela Saliaj dhe më pas u largua me vajzën e tij 8-vjeçare.

Autori është Renato Muhaj, ndërsa bashkëshortja e ndjerë është identifikuar si Suela Saliaj, e cila ka qenë me profesion bankiere.

Ajo u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërkohë që 34-vjeçari Renato Muhaj rrëmbeu më pas vajzën e çiftit, e cila u arrit që të shpëtohej disa orë më vonë.

Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj. Prej shumë vitesh ajo kishte  eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.

Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, për shkak se policia ka qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve.

Sipas mediave amerikane Renato Muhaj 34 vjeç, vrau ish gruan Suela Saliaj, ndërsa policia shpëtoi vajzën 8-vjeçare e cila ishte rrëmbyer.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur policia e Clearwater mori njoftimin.

Policia thotë se Muhaj i ka goditur të dy prindërit e tij dhe ua ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefonojnë 911. Të dy prindërit janë trajtuar në spitalin Morton Plant pas incidentit.

Me profesion bankiere, kjo është Suela Saliaj, 32-vjeçarja