“Më e fuqishmja në botë”, Filipinet japin alarmin dhe kërkojnë evakuimin e qytetarëve

344
Sigal

Qeveria e Filipineve ka urdhëruar evakuimin e dhjetëra mijëra banorëve ne pjesën jugore të ishullit Luzon për shkak të afrimit të stuhise “Goni”.

Rreziku është mjaft i madh sipas autoriteteve pasi stuhia përllogaritet të jetë e kategorisë 5, më e fuqishmja në botë gjatë këtij viti.

Stuhia pritet të përplaset me arkipelagun me një shpejtësi 215 kilometra në orë dhe autoritetet i tremben shkatërrimeve të mëdha duke larguar kështu me detyrim banorët e zonës.

Kjo është stuhia më e fortë që pritet të godasë Filipinet që prej vitit 2013, ku vdiqën 6 300 persona.