Mbytja e anijes në Kinë, gjenden edhe 39 persona të vdekur

464
Televizioni shtetëror i Kinës, ka njoftuar se gjatë natës së kaluar janë nxjerrë nga ujërat e lumit Yangtze 39 trupa të pajetë të turistëve të anjijes e cila u fundos më 2 qershor. Numri i vdekjeve nga kjo tragjedi ka shkuar në 65 persona.
Deri më tani nga fundosja e anijes kanë arritur të shpëtojnë 14 persona, përfshirë kapitenin e anijes dhe kryeinxhinierin, të cilët kanë deklaruar se anija është fundosur me shpejtësi. Të dy janë dërguar në paraburgim nga autoritetet kineze.
Anija e cila kishte në bord 456 udhëtarë, shumica e tyre turistë të moshuar, sipas mediave në Kinë, është zënë në mes të një tornadoje të fuqishme. Kjo ngjarje konsiderohet si katastrofa më e madhe ujorenë Kinë në 70 vjetët e fundit.
Familjarët e personave në bord janë të zemëruar dhe po kërkojnë përgjigje nga autoritetet. Ndërkaq, në kërkime po marrin pjesë më shumë se 4,600 persona. Sipas Li Qixiu, inxhiner në Univeritetin Detar të Kinës, ende ka shpresë se mund të ketë të gjallë në mesin e pasagjerëve. “Anija është fundosur shumë shpejt, prandaj ka gjasa që në brendësi të saj të ketë akoma ajër. Kjo do të thotë se mund të ketë të mbijetuar”, ka thënë ai.
Sigal