Mbytet anija në Francë, vdesin dy motrat dhe një djalë 7 vjeç

479
Sigal

Tre fëmijë janë mbytur në brigjet e Francës, pasi anija me të cilën ata udhëtonin u godit nga një dallgë gjigante.

Kur ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje kabina ku ishin bllokuar fëmijët ishte nën ujë. Tashmë ishte vonë, ata kishin humbur jetën. Ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes shpëtuan.

Dy motra, përkatësisht 13 dhe 9 vjeçe, si dhe një djalë i moshës 7 vjeçare ishin viktimat e tragjedisë.