Mbyten tre emigrantë në Maqedoni

546
Tre refugjatë kanë humbur jetën ndërsa 23 të tjerë janë evakuuar në qytetin maqedonas Gjevgjeli, ndërsa tentuan per here te pare te thyenin murin maqedonas e te hynin në këtë shtet përmes lumit Vardar. Emigrantët e mbytur u morën nga rrymat për shkak dhe të shirave të dendur. Ndërsa personat e tjerë të evakuuar, janë strehuar në kampet e ngritura për refugjatë në këtë qytet. Ndërkohë në Idhimoeni mijëra refugjatët kanë mbetur të bllokuar në kufi. Ata po qëndrojë në kushte të mjerueshme, të cilat vështirësohen gjithnjë e më shumë nga kushtet atmosferike. Me mbylljen e të ashtuquajturës “rrugës ballkanike”, dy opsionet me të mundshme janë Bullgaria dhe Shqipëria. Zv/ministri i mbrojtjes Dimitris Vitsas, ka thumbuar këto dy shtete se po veprojnë në mënyrë ksenofobike. Mes tyre thekson ai janë dhe shtete që dërguan në Greqi dhjetëra mijë refugjatë para 25 vjetësh dhe tashmë nuk duan të pranojnë emigrantë nga Siria. Ndërkohë në një intervistë për Zërin e Amerikës, përfaqësues të “Save the children” theksojnë se shumë organizata po mendojnë ngritjen e kampeve të tyre në Shqipëri, për të evituar që grupe te caktuara të shfrytëzojnë kaosin e krijuar në Idhomeni për të trafikuar fëmijë. Nga ana tjetër në Portin e Pireut kanë zbarkuar 4 mijë refugjatë të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve sirianë.
Sigal