Mbytën Italinë me drogë, shkatërrohet banda. Kush janë vellezërit shqiptarë në krye të kartelit

202
Sigal

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë kriminale, që transportonte sasi të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në drejtim të Italisë.

Në pranga, si pjesë e bandës, kanë rënë 10 persona, që janë me origjinë italiane, por edhe shqiptare.

Ata vepronin në qytetet Macerata, Alessandria, Verona, Mantua, Reggio Emilia dhe Modena. Mësohet se operacioni ka nisur në vitin 2019 dhe gjatë kësaj kohe në vëzhgim kanë qenë shumë persona, vende kyçe dhe shtete.

Në krye të bandës, mësohet se ishin 2 shqiptarë, që banonin në Holandë. Ata kërkonin ndihmën e bashkëkombësve të tyre në Itali për shpërndarjen e kokainës. Gjatë hetimeve të zgjatura janë sekuestruar në total 7.5 kg kokainë, mbi 93 bimë narkotike dhe mbi 10 mijë euro.

Gjithashtu mes sekuestrimeve janë edhe 6 prona, pesë automjete e motoçikleta, si dhe 22 llogari bankare, vlera e së cilave përllogaritet diku te 850 mijë euro.