Mbi 60 mijë azilkërkues në Maqedoni

423
​Ministria e Punëve të Brendshme gjatë 24 orëve të fundit ka dhënë vërtetime për gjithsej 1.936 shtetas të huaj, prej të cilëve 1.155 janë të gjinisë mashkullore, 283 janë femra, 392 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 106 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës për azil.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, raportoi sot MPB, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë, 1.525, nga Iraku 154, Afganistani 119, Pakistani 94, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël. Në periudhën prej 19.06.2015 deri më 07.09.2015 në orën 08:00, janë dhënë vërtetime për gjithsejë 64.522 shtetas të huaj, prej të cilëve, 43.671 janë të gjinisë mashkullore, 8.857 femra, 10.386 fëmijë të cilët i shoqërojnë bartësit e vërtetimit, si dhe edhe 1.608 fëmijë të tjerë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës për azil.
Sigal