Mbi 1,4 milionë të prekur dhe 54 të vdekur nga tajfuni “Koppu”

415
Më shumë se 54 persona kanë humbur jetën nga tajfuni “Koppu” i cili përfshiu këtë fundjavë Filipinet.
Këshilli kombëtar filipinez pohoi se 1,4 milionë të tjerë janë prekur nga tajfuni masiv ndërsa dhjetra të tjerë rezultojnë të humbur.
Tabloidi britanik “The gardian” raporton se 108,688 të prekur janë strehuar në qendrat e evakuimit, ndërsa 434,437 janë shpërndarë në provinca të ndryshme në veri të vendit.
Ministria e Mbrojtjes nënvizoi se rastet e vdekjes janë shkaktuar kryesisht nga mbytjet, rrëshqitjet e dheut, rrënimi i mureve dhe rënia e pemëve.
“Koppu” është një nga tajfunet më të fuqishëm, nga 12 sa kanë goditur Filipinet gjatë këtij viti. Tajfuni “Haiyan” në vitin 2013 ka rrafshuar pjesën qendrore të Filipineve, duke shkaktuar vdekjen dhe zhdukjen e mbi 7.300 personave.
Sigal