Mbi 100 mijë viktima nga koronavirusi. Cili është kontinenti më i prekur dhe çfarë po ndodh aktualisht në botë

272
Sigal

Vdekjet nga COVID-19 kanë arritur në 100,000 në Evropë, rajoni më i goditur në botë. Spanja ka raportuar mbi 20,000 të vdekur.

Deri më tani nga virusi janë prekur mbi 2.3 milion njerëz në të gjithë botën, duke rezultuar në më shumë se 160,000 mijë vdekje.

Me mbi 100,000 vdekje të raportuara, Evropa është rajoni më i goditur.

Rreth 4.5 miliardë njerëz janë ende të kufizuar në shtëpitë e tyre si pjesë e masave distancuese sociale për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes së frymëmarrjes.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermaniështë rritur me 2,458 duke e çuar numrin në total në 139,897, sipas agjencisë gjermane për kontroll dhe parandalim të sëmundjes, Instituti Robert Koch (RKI). Kjo rritje është më e ulët se rritja prej 3,609 raportuar të shtunën

Numri i vdekjeve u rrit me 184 duke regjistruar në totala 4,294 viktima. Rreth 2.700 njerëz më shumë janë shpruar se një ditë më parë sipas shifrave të së dielës, duke e çuar totalin në rreth 88,000.

Mbi 4.5 miliardë njerëz – më shumë se gjysma e njerëzimit – mbeten në shtëpi si pjesë e përpjekjeve vullnetare ose të detyruara për të frenuar përhapjen e koronavirusit përmes distancimit shoqëror. Japonia, Meksika, Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë ndër vendet që kanë zgjeruar masa të tilla ose po zgjasin periudhën e  gjatësisë së bllokimeve të tyre kombëtare.

SHBA ka njoftuar planet për të zvogëluar masat e bllokimit në disa shtete duke filluar nga e hëna. Pothuajse një e katërta e vdekjeve në të gjithë botën janë raportuar në Shtetet e Bashkuara, ku kanë humbur jetën rreth 38,000 njerëz, sipas Institutit “John Hopkins”.

Në SHBA, Presidenti Donald Trump ka njoftuar se masat e bllokimit do të lehtësohen pjesërisht në shtetet e Teksasit dhe Vermontit duke filluar nga e hëna. Protesta të izoluara kundër masave të bllokimit kanë ndodhur në vende të ndryshme të SHBA.

Kina regjistroi 16 raste të reja të koronavirusit të shtunën, sipas të dhënave të raportuara këtë të diel, nga 27 një ditë më parë dhe shifra më e ulët ditore e vendit në më shumë se një muaj.

Vetëm nëntë nga rastet e reja janë infeksione të importuara, numri më i ulët i rasteve të importuara që shihen në Kinë që nga 13 marsi.

Për rastet asimptomatike, 44 raste të reja u raportuan të Shtunën, nga 54 një ditë më parë. Asnjë vdekje e re nuk u raportua të shtunën.

Kina ka konfirmuar gjithsej 82.735 raste të koronavirusit, duke rezultuar në 4,632 vdekje të raportuara.

Koreja e Jugut raportoi tetë raste të reja të koronavirusit të shtunën, një rritje ditore një shifrore për herë të parë në dy muaj. Rastet e reja e çojnë numrin total në vend në 10,661 raste dhe 234 vdekje. Koreja e Jugut është vlerësuar gjerësisht për trajtimin e saj të shpërthimit. Vendi madje mbajti zgjedhjet parlamentare këtë javë, ku miliona njerëz dolën të votojnë, të veshur me doreza dhe maska.