Mbi 1 mijë refugjatë mbërrijnë në kampin dimëror në Kroaci

485
Afro 1 mijë refugjatë , shumica e të cilëve sirianë, kanë mbërritur në një kamp të sapondërtuar dimëror në Kroacinë lindore, pas nisjes nga Serbia. Ky është hapi parë i implementimit të marrëveshjes së firmosur midis dy vendeve afro një muaj më parë, në kuadër të menaxhimit të krizës së azil-kërkuesve. Për transportimin e refugjatëve, autoritetet kanë përdorur trena.
Refugjatët do të qëndrojmë përkohësisht në këtë qendër strehimi, për të vijuar më tej rrugëtimin e tyre drejt Evropës Perëndimore. Në një intervistë të dhënë për mediat, ministri i Brendshëm kroat, Ranko Ostojiq shprehet se marrëveshja e bashkëpunimit po funksionon mjaft mirë. Mijëra refugjatë kanë vijuar rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore duke kaluar kufirin midis Sllovenisë dhe Austrisë ndonëse temperaturat kanë shënuar rënie deri në 1 gradë Celcius.
Një zëdhënës i policisë austriake thotë se në pikën kufitare që ndajnë dy vendet, po presin për të kaluar më shumë se 5.300 refugjatë. Për të menaxhuar akomodimin e tyr e, qeveritë kanë bashkëpunuar duke ndarë fluksin e refugjatëve në dy pjesë. Austria ka akomoduar 2 mijë e 800 persona pranë kufirit, teksa në anën sllovene ndodhen 2 mijë e 500 refugjatë.
Sigal