Sigal

Trupi i pajetë i Kostandinos kacifas, minoritarit grek, i vrarë disa ditë më parë në Bularat ka mbërritur në pranë familjes, pas ekspertizës së bërë në Mjekësinë Ligjore në Tiranë.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e mbërritjes së trupit të tij në Bularat, nga ku dëgjohen edhe ulërimat e nënës së 35-vjeçarit.

Ai ishte i veshur si ushtarak, ndërsa arkivoli ishte mbuluar me flamurin grek. Banorët e fshatit, familjarët dhe të afërmit kanë shpërthyer në lot teksa automjeti erdhi në qendër të fshatit.

Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër në orën 13:00, ndërsa më herët do të ketë edhe një meshë në Kishën e Shën Athanasiut.